Flash News

KRYESORE

Rreth 58 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar

Rreth 58 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për

Sipas të dhënave të publikuara nga portali “Our World in Data” janë rreth 57, 616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Prej tyre, 13 mijë janë të pajisur me leje pune.

Nga viti 2010, numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010, sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.

Monitor tregon se ndër arsyet kryesore të tërheqjes së të huajve në Shqipëri është kostoja e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë që preferon Shqipërinë është ajo turke, pasuar nga ajo kineze.

Edhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët. Në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh.

 

Të fundit