Flash News

KRYESORE

Rrezik për jetën e qytetarëve në Vlorë, reagon IKMT: Kemi kryer operacione më të vështira se ky… Pranon të tërhiqet pas kritikave

Rrezik për jetën e qytetarëve në Vlorë, reagon IKMT:

IKMT nuk ka pranuar veprimin aspak normal me lejimin e qarkullit të automjeteve teksa një urë e vogël në Vlorë kishte nisur të shembej nga teknikët.

Video e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale shkaktoi irritim te qytetarët dhe IKMT është detyruar të sqarojë se “mbi tri vitesh kryen operacione shumë herë më të vështira se ky i sotmi”. Sipas inspektoriatit, nuk ka patur asnjë rrezik për mjetet ndërhyrja për shembjen e urës.

Megjithatë, IKMT pranon se është tërhequr nga ky vendim dhe njofton se punimet do të kryhen gjatë orëve të natës.

Reagimi i IKMT:

Sqarim lidhur me masat e sigurisë në prishjen e platformës mbi rrugë në Vlorë

Nisur nga disa reagime në "mbrojtje të jetës" së qytetarëve, që vijnë pas nisjes së prishjes së platformës pa leje ndërtuar nga hoteli Neë York në Vlorë sqarojmë:

IKMT prej mbi tri vitesh kryen operacione shumë herë më të vështira se ky i sotmi, dhe përveç inspektorëve, janë të pranishëm edhe teknike, specialistë si dhe forcat e rendit e të qarkullimit si në rastin e sotëm. Nëse nuk do kishte nxitim në "zbulime pakujdesish" do mësohej se operacioni po kryehej (siç duket nga videot dhe fotot) me "gërshërë" dhe jo me "çekiç pneumatik".

Në të gjitha operacionet e kryera nga IKMT në të gjithë Shqipërinë, masat mbrojtëse kanë qenë maksimale dhe ashtu si dhe në operacionin e sotëm, nuk ka pasur asnjë dëm.

Pikërisht për të mos penguar qarkullimin në atë zonë në Vlorë, operacioni, ashtu si dhe kemi lajmëruar me anë të mediave, do të vijojë në orët e vona të natës.

I falënderojmë të gjithë për kujdesin, sidomos organet dixhitale, dhe i sigurojmë se jeta dhe pasuria e qytetarëve janë primare për institucionin tonë, ashtu siç është edhe zbatimi i ligjit.

Të fundit