Flash News

KRYESORE

Rrezik për luftë bërthamore/Avionët luftarakë amerikanë nxijnë qiellin përbri Koresë së Veriut

Tensionet në Gadishullin Korean u përshkallëzuan gjatë fund-javës teksa avionët luftarakë amerikanë u zhvendosën drejt këtij rajoni dhe zyratët amerikanë dhe ata të Koresë së Veriut thanë se shanset për nisjen e një luftë janë rritur.

Retorika luftarake e Koresë së Veriut mbërriti në dy faza. Të shtunën, një njoftimi i ministrisë së Jashtem të Phenianit tha se presidenti amerikan Donald Trump po “përgjërohet për një luftë bërthamore” përmes asaj që e quante një “sfidë bërthamore ekstremisht të rrezikshme në Gadishullin Korean”.

Një ditë më pas, një koment në gazetën e Phenianit Rodong Sinmun, thoshte se ushtrimet e përbashkëta që janë në plan nga e hëna deri të premten mes SHBA dhe Koresë së Jugut janë një “provokim i rrezikshëm”, që e çon rajonin në “buzën e një lufte bërthamore.

Të fundit