Flash News

KRYESORE

Rrezikoi të binte nga ura, policia dhe banorët e Dibrës ndihmojnë shtetasin turk: Se kam parë në asnjë shtet këtë sjellje

Rrezikoi të binte nga ura, policia dhe banorët e Dibrës

Një shofer kamioni që po vinte nga Turqia, rrezikonte të binte nga ura pasi i ka mbetur karroca në urë.

Banorët dhe policia i kanë ardhur në ndihmë shoferit duke i shpëtuar jetën. Këtë gjest të shqiptarëve, shteti turk e ka vlerësuar shumë. AI u shpreh për një media lokale se në asnjë shtet të botës nuk ka patur këtë sjellje.

Njoftimi i policisë Dibër

Shërbimi dhe ndihma për qytetarët, prioriteti i punës sonë

Policia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë ndihmuar dhe shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura.

Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorrën mjetin.

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës.

Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.

Të fundit