Flash News

KRYESORE

‘Rrezikon të përhapet koronavirusi nga protestat?’, Rama përgjigjet me ironi: Meqë nuk po shqetësoheshit, më mirë ta kalojmë pyetjen

‘Rrezikon të përhapet koronavirusi nga protestat?’, Rama

Në një komunikim live me News 24, kryeministri Edi Rama u ndal të protestat që Alenca për Teatrin ka ndërmarrë prej ditës së djeshme. E radhës do të zhvillohet nesër.

Lidhur me këtë gazetarja Nisida Tufa kërkoi mendimin e kryeministrit Rama nëse këto protesta rrezikojnë përhapjen e koronavirusit, duke marrë parasysh se shifrat e të infektuarve po vijnë drejt uljes.

Kryeministri nuk u ndal gjatë te përgjigjja, dhe nënvizoi se deri tani mediat nuk kishin pyetur mbi këtë rrezik.

“Çfarë ditësh mund të presim? Më mirë ta kalojmë këtë pyetje, meqë s’kam parë ndonjërin që të shqetësohet nga ju. Megjithatë ju them se natyrisht që të tilla protesta janë skandale. Që është një skandal i madh nga kjo pikëpamje kjo nuk ka dyshim. Shqiptarët i mbajnë shënim të gjitha ama”, tha Rama.

Të fundit