Flash News

KRYESORE

Rrezikonin mbytjen, Forcat Detare shpëtojnë peshkarexhën me katër persona

Rrezikonin mbytjen, Forcat Detare shpëtojnë peshkarexhën me

Forcat Detare kanë shpëtuar pak minuta më parë një peshkarexhë me katër persona në bord pranë Llamanit.

Sipas burimeve zyrtare, peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton kishte kërkuar ndihme në Qendrën Ndërkombëtare të Operacioneve Detare, “QNOD”.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhës. Peshkarexha me problem në motor u ankorua në bazën e Porto Palermos.

Të fundit