Flash News

KRYESORE

Rreziku i bllokimit të arterieve karotide, dhe teknika e re e kardiologëve të Spitalit Hygeia

Rreziku i bllokimit të arterieve karotide, dhe teknika e re e

Arteriet karotide janë enë gjaku të vendosura në të dy anët e qafës të cilat sigurojnë furnizimin e kokës me gjak dhe ndahen në arterie të brendshme dhe arterie të jashtme karotide.

Arteria e jashtme karotide siguron furnizimin me gjak të fytyrës dhe qafës, ndërsa arteria e brendshme karotide furnizon trurin me gjak.

Bllokimi i këtyre arterieve sjell dëme shumë të rënda në tru, që shkojnë nga një lezion i lehtë, deri te vdekja e një pjese të rëndësishme të trurit, që është fatale për njeriun.

Me ngushtim apo stenozë të arteries karotide nënkuptojmë ngushtimin e kësaj arterie nga pllakat aterosklerotike.

Spitali Hygeia sjell dy mënyra për riparimin e stenozës së arteries karotide. Metoda kirurgjikale dhe metoda endovaskulare. Metoda endovaskulare kryhet pa anestezi dhe pa prerje. Me anë të kësaj teknike mjeku kateterizon një arterie, zakonisht arterien femorale në rrëzë të kofshës dhe përmes saj futet nëpër enët e gjakut sonda dhe kateter që arrijnë deri aty ku kemi stenozën. Aty vendoset një stent dhe arteria zgjerohet me anë të një baloni.

Në videon më poshtë dr.Maksim Llambro, shef i Departamentit te Kardiologjisë, në bashkëpunim edhe ekipin e mjekëve kardiologë hemodinamistë si dhe me mjekun neurolog dr. Erion Dushi, të Spitalit Hygeia, na informon në mënyrë të detajuar mbi proçedurën e vendosjes së stentit në rrugë endovaskulare (pa anestezi & pa prerje) me të cilën kanë trajtuar stenozën (ngushtimin) e arteries karotide të një prej pacientëve të këtij Spitali.

https://youtu.be/xBlE6UlncTA

*Advertorial

Të fundit