Flash News

KRYESORE

Rreziku i Kategorisë së Parë përplas Vllazninë me Kamzën; shkodranët: Ndalni gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve

Rreziku i Kategorisë së Parë përplas Vllazninë me

Prej disa sezonesh, Vllaznia po përpiqet të shtyjë edhe një vit në kategorinë superiore, por dy ndeshjet e mbetura dhe diferenca me 5 pikë nga Kamza, e vështirësojnë shumë arritjen e këtij objektivi.

Kamza hodhi dyshime se shkodranët po përpiqen të blejnë me para qëndrimin në Superligë, në kurriz të klubit të tyre. Këtij pretendimi i është përgjigjur mëngjesin e sotëm klubi i Vllaznisë, i cili i konsideron shpifje dhe trillime.

Në reagimin e klubit shkodran se tentativa për blerë qëndrimin në Superligë as që mendohet, ndërsa hedh dyshime se si është e mundur që Kamza ka informacion se kush do të jetë arbitri në ndeshjen kundër Laçit, pasi diçka e tillë nuk është e lejueshme.

Reagimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cënojnë rëndë imazhin e Klubit dhe të futbollit shkodran. Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar. Por reagimet nga FK Kamza prej 6- muajsh, nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj duke anatemuar gjithnjë Vllazninë.

Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët. Deklarata e fundit e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë.

Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen.

Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve? Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet "komshi i shkodranëve" nga drejtuesit e Kamzës ndërkohë që ai është shpallur "non grata" prej javësh nga Vllaznia!

KF Vllaznia i bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve.

Të fundit