All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rreziku në BE nuk ka përfunduar, pas një jave në shtetin e rëndësishëm mund të zgjidhet një kryeministër pro-rus

Rreziku në BE nuk ka përfunduar, pas një jave në shtetin e
All - Paragraf - 1

Më 20 tetor, qytetarët çek do të drejtohen në kutitë e votimeve për të zgjedhur kryeministrin e ri. Sondazhet tregojnë favorit ish-zv/kryeministrin, Andrej Babis, i cili është gjithashtu drejtues i partisë ‘ANO’.

All - Paragraf - 3

Babis është një biznesmen i fuqishëm në Çeki dhe ka njohje të mëdha me Kremlinin. Mediat perëndimore kanë nisur të japin alarmin se fitorja e tij në shtetin e Europës Qendrore do paraqesë rrezik të madh për Bashkimin Europian.

Lidhjet e Babis me presidentin aktual të Çekisë, Milos Zeman, pro-rus i deklaruar hapur, nuk shihen gjithashtu me sy të mirë.

Europianët i frikësohen rritjes së influencës së Rusisë mbi Çekinë, pasi kjo do thellonte ndarjen mes Europës Qendrore dhe asaj Perëndimore. Çekia është pjesë e Grupit të Vishegradit së bashku me Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, dhe deri më tani është shteti i vetëm nga ky grup që ka ndjekur politika pro-Brukselit, krahasuar me përplasjet që zyrtarët europianë kanë patur me Varshavën dhe Budapestin.

Të fundit