Flash News

KRYESORE

Rreziku nga çokollatat që konsumohen nga fëmijët, data e skadencës fshihet lehtësisht nga ambalazhi

Çokollatat ‘Petipie’ rrezikohen të jenë jo të sigurta për konsumim pasi data e tyre e skadencës mund të fshihet lehtësisht nga ambalazhi. Siç shihet edhe në këtë video të publikuar nga Politiko.al, data e skadencës mund të hiqet me lehtësinë më të madhe, çka i jep mundësi abuzuesve të vendosin një datë tjetër sipër ambalazhit.

Ky produkt shitet në supermarkete si dhe në dyqanet e lagjeve me çmim 10 lekë, duke përbërë rrezik për fëmijët që e konsumojnë, në rast se data fshihet për ta shitur produktin edhe përtej skadencës.

Nga kërkimi rezulton se barkodi i çokollatës është 8699141012090 , që i përket Turqisë, ndërkohë që importues dhe distributor i këtij produkti është UNION sh.p.k Vushtri/Kosovë.

Dy ditë më parë, 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës u helmuan pasi konsumuan produkte që i kishin blerë te shitësit ambulantë./J.K 

Të fundit