Flash News

KRYESORE

Rreziku nga koronavirusi, BE mbledh në një takim të jashtëzakonshëm ministrat e Shëndetësisë

Rreziku nga koronavirusi, BE mbledh në një takim të

Bashkimi Evropian do të zhvillojë ditën e enjte një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, së bashku me një të dërguar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të folur mbi rrezikun e virusit kinezez (koronavirusit).

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë mënyrat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Radio Europa e Lirë.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, sugjeroi që Evropa tu vendosë kufizime udhëtarëve nga Kina.

Deri tani janë evidentuar rreth 30 raste me koronavirus në Evropë, por OBSH-ja ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shpejt.

Koronavirusi ka vrarë deri tani mbi 900 njerëz. Rreth 40,000 janë infektuar në Kinë dhe rreth 350 jashtë saj. Nga ky virus shkaktohet një infeksion i rëndë akut i frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Të fundit