Flash News

KRYESORE

Rreziku nga koronavirusi, çfarë duhet të bëjnë ata që kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë

Rreziku nga koronavirusi, çfarë duhet të bëjnë ata

Teksa gjendja është aspak premtuese në Itali, ku deri tani janë shënuar dy viktima nga koronavirusi dhe 52 të infektuar, numri më i lartë në një shtet evropian, nga Shqipëria pritet që të shtrëngohen masat.

Në faqen zyrtare të "Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale" është publikuar një rekomandim për të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar dhe kanë shenja të shfaqjes apo shqetësime, të telefonojnë në numrin që është në dispozicion.

"Masat për #COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale REKOMANDON qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 1️⃣2️⃣7️⃣ në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital‼️" shkruhet në postimin krahas fotos.

Të fundit