Flash News

KRYESORE

Rreziku nga koronavirusi, Kosova anulon fluturimet drejt veriut të Italisë

Rreziku nga koronavirusi, Kosova anulon fluturimet drejt veriut të

Autoritetet në Kosovë kanë anuluar të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore - janë ndërprerë”, shkruan ministri Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

Të fundit