Flash News

KRYESORE

Rreziku nga koronavirusi, PD denoncon nga Durrësi: Asnjë masë nga ana e qeverisë, mjekët po blejnë vetë maskat mbrojtëse

Rreziku nga koronavirusi, PD denoncon nga Durrësi: Asnjë masë nga

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, inspektoi situatën shëndetësore dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e rrezikut nga ky virus.

Ajo u ndal në spitalin rajon të Durrësit dhe në një prej Qendrave Shëndetësore në qendër të qytetit, për të cilat thotë se nuk është marrë asnjë masë.

Pampuri akuzon qeverinë se po bën propagandë boshe, duke rrezikuar shëndetin qytetarëve durrsakë.

Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash.

Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash  të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji. Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe dhe komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin”, tha Pampuri.

Të fundit