Flash News

KRYESORE

Rreziku nga pesticidet, si duhen pastruar frutat dhe perimet para konsumimit

Rreziku nga pesticidet, si duhen pastruar frutat dhe perimet para konsumimit

Mbase mendoni që me fshirje apo me shpëlarje do të eliminoni gjithë kimikatet nga frutat, mirëpo shkencëtarët konstatojnë që për t’i eliminuar ato nevojitet pak më shumë angazhim.

Pesticidet përdoren rregullisht me rastin e kultivimit të pemëve, por tashmë me vite gjithnjë e më shumë po rritet brengosja për ndikimin negativ të tyre në shëndetin tonë.

Edhe pse shumica i lajnë frutat para konsumimit, ekzistojnë bashkime të caktuara të cilat ato i thithin dhe në këtë mënyrë nuk mund të eliminohen. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të gjithë të përdorin produktin i cili gjendet në kuzhinë.

Sipas hulumtimeve më të reja, soda e bukës është shumë efikase për eliminimin e tiabendazolin dhe fozmetin.

Kur mollët janë “të lara” me tretjen prej një për qind të sodës së bukës dhe ujit, janë eliminuar 80 për qind të tiabendazolit dhe 96 për qind të fozmetit pas 12 dhe 15 minutave.

Mënyra më e mirë që të eliminoni 100 për qind materiet e dëmshme nga frutat është që t’i qëroni, mirëpo në këtë mënyrë do të mbeteni edhe pa vitamina të shumta të shëndetshme, edhe pa fibra dhe minerale.

Të fundit