Flash News

KRYESORE

Rreziku nga tërmetet, flet drejtori i Institutit të Ndërtimit: Këto banesa mund të shemben

Rreziku nga tërmetet, flet drejtori i Institutit të Ndërtimit:

Pallatet pas viteve 90 si dhe ata që po ndërtohen aktualisht janë të sigurta nga lëkundjet sizmike. Kështu shprehet Drejtori i Insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu, në një intervistë për Report TV, teksa shton se risk paraqesin banesat e ndërtuara përpara viteve ’63 dhe '78..

“Në objektet më të riskuara janë ato para viteve ‘63 sepse teknologjia e ndërtimit në atë kohë nuk njihet dhe intensiteti për llogaritjen e këtyre objekteve është më i ulët. Në konceptin tonë si inxhinierë, të gjitha objektet që paraqesin problematikë duhet të bëhet një check up i tyre për të parë sjelljen në kushtet e një tërmeti që mund ti rrezikojë”, tha Agron Hysenlliu, Drejtori i Insitutit të Ndërtimit.

Pallatet e ndërtuara pas viteve ’90 janë më të sigurta teknikisht. Drejtori Hysenlliu jep këtë shpjegim.

Më tej ai shtoi: Në konceptin tim si inxhinier dhe projektues, ndërtimet pas viteve ‘90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase.

Të fundit