Flash News

KRYESORE

Rreziku nga virusi kinez, Manastirliu sqaron masat që merr Shqipëria pasi OBSH shpalli emergjencën globale

Rreziku nga virusi kinez, Manastirliu sqaron masat që merr Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se Shqipëria vazhdon të jetë një vend me rrezikshmëri të ulët sa i takon coronavirusit.

Gjatë takimit të task-forcës së dytë të mbledhur nga ministria e Shëndetësisë, Manastirliu tha se pasi OBSH shpalli emergjencën globale, Shqiëpria ka përforcuar masat e survejimit krahasuar me shkallën e rrezikshmërisë.

“Plani i masave që po zbatojmë përfshin nivele të caktuara veprimesh sipas shkallës së rrezikshmërisë pasi Shqipëria mbetet një vend momentalisht me rrezikshmëri të ulët.

Pas vendimit të OSBH, do rrisim përforcimin aktiv të survejancës, do përforcojmë masat për gjurmimet e rastit dhe izolimet. Do vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, spitalit infektiv në QSUT, sanatoriumi, bazuar në planet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit.

Shqipëria ka një survejancë të mirë, kemi një sistem të kapjes së hershme të mirëpërcaktuar, laborator të standratizuar për vendosjen e diagnozës të infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për emergjencës epidemike dhe masat që do ndërmarrim në raport me shkallën e rrezikshmërisë.

Është e nevojshme që strukturat të përforcojnë masat për gjurmimin në kohë reale, rrisin survejancën aktive, përfshirë edhe personat që kanë lidhje epidemiologjinë në vendet ku qarkullon virusi, të realizojmë izolimet adekuate të rastit mbi udhëzimet e OSBH, funksionimin e karantinës nëse gjykohet.

Do rrisim këshillimin e udhëtarëve drejt Kinës. Deri tani nuk ka asnjë rast, por përforcojmë masat. Kufizimi i njerëzve dhe mallrave nuk është i nevojshëm”, tha ministrja.

Të fundit