Flash News

KRYESORE

Rrëzimet në ngrica, shtohen rastet me fraktura në spitalin e Gjirokastrës

Rrëzimet në ngrica, shtohen rastet me fraktura në spitalin e

Ngricat në rrugë kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Gjirokastrës. Shumë qytetarë i janë drejtuar Spitalit Rajonal “Omer Nishani” për shkak të frakturave që kanë pësuar nga rrëzimet.

Sipas mjekëve, të dëmtuarit vijnë nga të gjitha lagjet dhe në disa raste pacientët janë dërguar edhe në Tiranë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Rastet e personave që kanë marrë fraktura nga rrezimet vijne dhe nga fshatrat e thellë, ku situata nga bora është më e rënduar. Mjekët apelojnë për kujdes dhe shmangie të daljeve të panevojshme.

Të fundit