Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i avionit në Teheran, ambasada e Ukrainës përjashton mundësinë për sulm terrorist

Rrëzimi i avionit në Teheran, ambasada e Ukrainës përjashton

Ambasada e Ukrainës në Teheran ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist ndaj avionit Boeing-737 që u rrëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të aeroportit iranian Imam Khomeini.

Në një deklaratë për mediat, ambasada tha se një defekt i motorit shkaktoi përplasjen e avionit sapo u ngrit në fluturim dhe kishte destinacion Kievin me 170 pasagjerë në bord.

"Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua si rezultat i një dështimi të motorit për arsye teknike. Aktualisht, versioni i një sulmi terrorist është përjashtuar", tha ambasada në faqen e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë të gjithë ekuipazhin, 10 suedezë, katër afganë, tre britanikë dhe tre gjermanë, tha Ministri i Jashtëm Vadym Prystaiko.

Të fundit