Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i helikopterit në Leicester, tifozët vendosin lule ne vendin e ngjarjes

Rrëzimi i helikopterit në Leicester, tifozët vendosin lule ne

Pasditen e djeshme u rrëzua helikopteri që i përkiste pronarit tajlandez të ekipit të Leicester City,  Vichai Srivaddhanaprabha dhe kjo ngjarje ka  shkaktuar mjaft kaos në qytet.

Sipas asaj që thuhet në mediat e huaja,  Srivaddhanaprabha ishte midis pesë personave të vrarë në aksident, edhe pse klubi dhe policia ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë fakt.

Shumë familjarë të tajlandezit dhe tifozë të ekipit janë mbledhur  pranë vendit të ngjarjes, ku kanë vendosur lule dhe shaje me stemën e ekipit të Leicester City-t.

Helikopteri i biznesmenit është parë duke u larguar nga fusha menjëherë pas barazimit 1-1 të Leicester me West Ham në “Premier League” dhe dëshmitarët okularë pohojnë se mjeti fluturues ka dal jashtë kontrollit, gjë që duket edhe nga pamjet.

Të fundit