Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i Ramës nga pushteti, Lulzim Basha: Nuk ka nevojë për dhunë; kjo është rruga që duhet ndjekur

Rrëzimi i Ramës nga pushteti, Lulzim Basha: Nuk ka nevojë

Lulzim Basha ka theksuar sot se Partia Demokratike nuk do të vijë kurrë në pushtet duke shkelur mbi kufoma, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Nga Këshilli Kombëtar, Basha tha se demokratët nuk e duan pushtetin duke nxitur përçarjen e përplasjen mes shqiptarëve.

“Unë e di se ka prej jush që kërkojnë që Partia Demorkatike të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë. Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide. Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e çdo kujt që të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëhere kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës deklaroi se për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nuk ka nevojë për dhunë, por mjafton të denoncohen skandalet ku është përfshirë qeveria e tij.

“Unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë. Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top.

Edi Rama rrëzohet:

Duke i rezistuar atij përditë.

Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij.

Duke protestuar për ditë.

Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës.

Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës.

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin.

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit.

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës.

Duke iu bashkuar protestës së studentëve.

Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë çdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve.

Duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie.

Rama rrëzohet:

Duke denoncuar krimet e tij përditë.

Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë.

Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë”, tha Basha.

Të fundit