Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i tre dekreteve të Metës, Vasili: Parlamenti si një ‘rrobaqepësi’ që qep ligje me porosi oligarkësh

Rrëzimi i tre dekreteve të Metës, Vasili: Parlamenti  si një

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Kuvendit të Shqipërisë pas rrëzimit të 3 dekreteve të presidentit Meta.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Parlamenti ka vdekur si institucion që miraton ligje në emër të së mirës publike.

Sipas Vasilit ‘parlamenti fuksionon si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosine” nga oligarkët dhe me merak qep ligjin që oligarkët duan dhe shkelin kushtetutën, intetesin publik.

Reagimi i Vasilit

Parlamenti “Rrobaqepësi”, qe qep ligje me porosi oligarkesh!

Parlamenti ka vdekur si institucion qe miraton ligje ne emer te se mires publike.

Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosine” nga oligarket dhe me merak qep ligjin qe oligarket duan dhe shkelin kushtetuten, intetesin publik, xhepin e shqiptareve te zakonshem dhe ç’tu dale perpara.

Parlamenti eshte vendosur fëlliqshëm kunder te mires publike dhe ne krah te grabitqareve kliente te qeverise rilindase.

Sot Komisionet e Parlamentit “rrobaqepësi” rrezuan tre dekrete te Presidentit, qe kishte kthyer tre ligje.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit.

Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën.

Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo “rrobaqepësi” parlamentare tregoi qarte se eshte armike e shqiptareve dhe nje rrecke qelbur qe mbush xhepin e oligarkeve dhe te qeverise.

Lexoni edhe: Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi tri dekrete, reagon Meta: SPAK të nisë hetimet

Të fundit