Flash News

KRYESORE

Rrëzohen faqet zyrtare të qeverisë shqiptare; vetëm një ministri gjendet ‘on line’

Pothuajse të gjitha faqet zyrtare të ministrive në internet nuk mund të hapen mëngjesin e sotëm. Edhe në faqen e Kryeministrisë rezulton i njëjti problem. Nëse klikon linkun e çdo ministrie do të shfaqet ky njoftim: “Kjo faqe nuk mund të aksesohet për momentin. Ju lutem kontaktoni me suportin tuaj.”

Ende nuk dihet nëse website-t janë rrëzuar si pasojë e ndonjë defekti teknik të brendshëm apo kanë rënë pre e sulmit të hacker-ave. Edhe në të kaluarën ka patur raste kur faqet në internet të qeverisë janë sulmuar nga grupe shqiptare të huaja.

Ministria e Mbrojtjes është vetmja që ka faqen ‘on line’ dhe mund të përdoret nga publiku.

Të fundit