Flash News

KRYESORE

Rrëzohet aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë me 149 pasagjerë, tetë prej tyre anëtarë të ekuipazhit

Rrëzohet aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë me 149

Është rrëzuar një avion i linjës ajrore të Etiopisë me 149 pasagjerë në një fluturim nga Addis Ababa në Nairobi.

Avioni Boeing 737 ka rënë sot rreth orës 08.44 minuta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti etiopian.

Në fluturim mendohet se po udhëtonin 149 pasagjerë, përfshirë edhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, sqaron kompania ajrore në një reagim paraprak.

Pas aksidentit ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed.

“Zyra e Kryeministrit, në emër të Qeverisë dhe popullit të Etiopisë, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre të linjës ajrore Boeing 737 në fluturimin për në Nairobi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit në Twitter.

Të fundit