Flash News

KRYESORE

Rrëzohet avioni ukrainas në Iran, CNN: 176 persona të vdekur

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në afërsi të aeroportit të Teheranit në Iran dhe për pasojë kanë humbur jetën 176 persona që ndodheshin në bord.

Sipas CNN, avioni Boeing-737 një kompanie ukrainase u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran.

Avioni i aksidentuar i cili kishte si destinacion Kievin u përplas disa orë pasi Irani sulmoi dy bazat ushtarake të SHBA në Irak, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se është ende e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve të Iranit ISNA raportoi se përplasja erdhi për shkak të problemeve teknike.

Të fundit