Flash News

KRYESORE

Rrëzohet Gjin Gjoni, Gjykata nuk pranon padinë ndaj dy gazetarëve

Rrëzohet Gjin Gjoni, Gjykata nuk pranon padinë ndaj dy gazetarëve

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen civile për shpifje të ngritur nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij kundër gazetës së përditshme Shqiptarja.com dhe dy gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.

Në seancën e fundit të procesit që zgjati 8 muaj, Gjoni dhe avokati nuk u paraqitën.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij paditën gazetarët me pretendimin se raportimet e tyre për pasurinë e çiftit kanë shkaktuar cënim të personalitetit dhe shqetësim. Ata kërkonin përgënjeshtrim dhe një dëmshpërblim financiar prej 2 milionë lekësh nga Shqiptarja.com dhe nga 1 milionë lekë nga secili prej gazetarëve.

Të fundit