Flash News

KRYESORE

Rrëzohet helikopteri turk në kufi me Sirinë, dy ushtarë të vdekur

Rrëzohet helikopteri turk në kufi me Sirinë, dy ushtarë

Një helikopter turk është rrëzuar në kufi me Sirinë dhe si pasojë dy ushtarë kanë mbetur të vrarë. Ky informacion u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, në njoftimin e të cilit thuhet se helikopteri u rrëzua gjatë operacionit të quajtur “Dega e Ullirit”, në veri të Sirisë. Ndërkohë presidenti Erdogan nga Stambolli tha se autorët e ngjarjes do ta "paguajnë shtrenjtë".

“Ndoshta ne do të kemi një helikopter më pak, por ata do ta paguajnë këtë, jo me një kosto dyfishe, por shumëfishe”, u shreh Erdogan gjatë një takimi të forcës së tij politike nw Stamboll. Nuk është ende e qartë nëse helikopteri u qëllua apo u rrëzua si pasojë e ndonjë defekti teknik, por autoritetet turke po hetojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së helikopterit.

Të fundit