Flash News

KRYESORE

Rrëzohet në Komision dekreti për ‘ligjin mbi Akademinë e Shkencave’, vetëm kryetarja pro Metës  

Rrëzohet në Komision dekreti për ‘ligjin mbi Akademinë

Është rrëzuar sot në komisionin parlamentar një tjetër dekret i presidentit Ilir Meta.

Në Lomisionin e Medias, 12 anëtarët kanë votuar kundër dekretit të presidentit mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave, ndërsa e vetmja votë pro ishte e kryetares Fajtona Dhimitri.

Në dekret Meta argumentoi se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë se presidenti refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kreut të Akademisë së Shkencave, ndërsa në 19 korrik Akademia deklaroi se do i ripropozojë kreut të shtetit dekretimin.

Të fundit