Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një avion me 83 persona në bord në Afganistan, merr flakë në territorin e kontrolluar nga Talibanët

Rrëzohet një avion me 83 persona në bord në Afganistan, merr

Një avion pasagjerësh që mendohet se transportonte më shumë se 80 persona, është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në territorin e kontrolluar nga Talibanët në Afganistan, raporton mirror.co.uk.

Avioni i ‘Ariana Afganistan Airlines’ ishte nisur për në rrugën për në Kabul nga Herat.

Fati i pasagjerëve dhe ekuipazhit është ende i panjohur.

Mediat lokale thanë se 83 persona ishin në bord kur avioni shtetëror zbriti në jug-lindje të Kabulit rreth orës 1.15 sipas orës lokale të hënën.

Sipas raporteve, anëtarët e Talibanëve ishin në vendin e përplasjes.

Gazetari Bilal Sarwary shkroi në Twitter se avioni u rrëzua rreth nëntë milje nga qendra e rrethit Deh Yak në një zonë nën kontrollin e Talibanëve.

Të fundit