Flash News

KRYESORE

Rrëzohet pema gjatë festivalit në Portugali, humbin jetën 11 persona, mes tyre shumë fëmijë

Rrëzohet pema gjatë festivalit në Portugali, humbin jetën 11

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një peme.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një festivali fetar në Madeiras në Portugali ku çdo vit mblidhen mijëra qytetarë.

Sipas mediave vendase, qytetarët ishin mbledhur pranë kishës së fshatit për një festë të përvitshme, kur pema u rrëzua duke i zënë poshtë.

Mësohet se në mesin e viktimave janë edhe shumë fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Të fundit