Flash News

KRYESORE

Rrëzohet ura në Florida, zë poshtë njerëz e automjete, deri tani 6 viktima

Rrëzohet ura në Florida, zë poshtë njerëz e automjete,

Një urë në ndërtim e sipër është rrëzuar ditën e sotme në Florida, ku ka zënë posht disa njerëz dhe makina, duke shkaktuar të paktën 6 viktima.

Ura e këmbësorëve që do të lidhte kampusin e universitetit të Floridas me periferinë në Miami, u rrëzua gjatë orës 2 të drekës, me kohën lokale.

Sipas raportimeve të mediave vendase, një numër ende i paidentifikuar njerëzish janë bllokuar nën urë, dhe deri më tani janë njoftuar 6 të vdekur.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të urës, por mësohet se për ndërtimin e saj ishte përdorur një metodë e avancuar.

 

Të fundit