Flash News

KRYESORE

Rrëzohet vinçi në kampusin e Google, humbin jetën katër persona

Rrëzohet vinçi në kampusin e Google, humbin jetën

Katër persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një vinçi në kampusin e kompanisë “Google” në Seattle në SHBA.

Vinçi u rrëzua mbi disa makina, duke i marrë jetën një gruaje dhe tre burrave. Dy prej viktimave ishin punëtorë të kompanisë së ndërtimit, ndërsa dy të tjerë ishin në makinat e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur një 25-vjeçare me vajzën 4-muajshe dhe një djalë 28 vjeç. Seattle prej kohësh është kthyer në një kantier ndërtimi, ku kompanitë e mëdha teknologjike po ndërtojnë pallate të reja për zyra dhe shtëpi.

Të fundit