Flash News

KRYESORE

“Rri në shtëpi” s’funksionon për bankat, gazetari nxjerr foton paradoksale: Jo ca të ndalojnë, e ca të fitojnë

Ndonëse Banka e Shqipërisë pezulloi këstet e kredisë për tre muaj, sërish bankat nivelit të dytë nuk i janë përgjigjur dhe vazhdojnë të aplikojnë interesa për kredimarrësit.

Në kushte të tilla, këta të fundit janë detyruar të paraqiten pranë filialeve përkatëse, madje duke krijuar edhe radhë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme prej një jave nga autoritetet për të qëndruar në shtëpi.

Gazetari Denis Dyrnjaja ka publikuar një foto nga një filial banke në Tiranë, ku shihen njerëzit që rrinë pranë bankës sipas tij për të paguar kreditë pasi penalizohen për vonesat.

“Bankat shpërbëjë karantinimin e njerëzve

Ky është filiali i njërës prej bankave në Tiranë dhe si kjo gjendje është shumica e filialeve ku njerëzit mbajnë radhë për të paguar kreditë pasi penalizohen për vonesat. Me gjithë angazhimin e shtetit, me gjithë autorizimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj pagimin e kësteve që njerëzit të mos ekspozoheshin ndaj rrezikut të infektimit me Coronavirus duke dalë në ambient të ekspozuar, bankat e nivelit të dytë po tregohen të pandjeshme duke mbajtur një qëndrim krejtësisht të kundërt edhe me apelet dhe vendimet e qeverisë për të stopuar çdo lëvizje të qytetarë në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre.

Por me këtë politikë joelastike bankat po vënë në rrezik edhe shëndetin e personelit të tyre. Mijëra punonjës të bankave rrezikojnë kontaminimin me Covid-19 dhe më pas të bëhen edhe përhapës te heshtur të virusit te familjarët e tyre.

Pra, ka një paradoks këtej qeveria shtrëngon masat për të mbajtur njerëzit brenda në shtëpi, këtej bankat shprehin në ekstrem mungesë solidariteti me të gjithë situatën duke parë në mënyrë cinike interesin e tyre. Atëherë qeveria të anulojë vendimin për të kufizuar lëvizjen e njerëzit të shkojnë në punë të paguhen për të paguar kreditë në banka.

Edhe biznesi të vijojë aktivitetin se edhe biznesi ka kredi për të paguar. Pra qeveria duhet të gjejë mënyrën që ose të ndalojnë të gjithë ose jo ca të ndalojnë e ca te fitojnë. Kjo është cinike”, apelon gazetari.

Të fundit