Flash News

KRYESORE

Rrihet brutalisht në Dubai këngëtarja shqiptare, foto nga spitali me plagë e të qepura në kokë

Rrihet brutalisht në Dubai këngëtarja shqiptare, e cila jeton mes Londrës dhe Shqipërisë, Baby G. Përmes një fotoje të publikuar në story, Baby G ka treguar plagët që ka marrë në kokë dhe në fytyrë, si dhe kush fshihet pas këtij akti. Sipas saj, një vajzë me emrin Blerta Gashi e ka sulmuar fizikisht bashkë me 3 persona të tjerë.

”Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndajë në story me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse nuk ke askënd… Çfarë duhet të bëja????”, shkruan këngëtarja mbi foton e publikuar.

 

Të fundit