Flash News

KRYESORE

Rrihet në lokal kryeredaktori i RTK-së në Prishtinë: Më dhunuan pesë persona, njëri prej tyre zyrtar

Rrihet në lokal kryeredaktori i RTK-së në Prishtinë: Më

Është dhunuar fizikisht kryeredaktori i webit të Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Prishtinës dhe sipas gazetarit kanë qenë pesë persona që e kanë sulmuar.

Sipas dëshmisë së Ahmetit, njëri prej autorëve ka qenë një zyrtar i Telekomit të Kosovës.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E njoftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka deklaruar Ahmeti për ngjarjen.

Të fundit