Flash News

KRYESORE

"Rrisni ritmin në luftën kundër krimit e korrupsionit", reagon ambasada amerikane pas shtyrjes së negociatave

"Rrisni ritmin në luftën kundër krimit e korrupsionit",

Reagon për herë të parë ambasada amerikane e akredituar në Tiranë, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, për shtyrjen e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë për në qershor të 2019-ës.

Ambasada përgëzon Shqipërinë për arritjet e deritanishme, por thekson faktin se duhen shtuar përpjekjet për të përmbushur reformat kyçe të papërfunduara.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Të fundit