Flash News

KRYESORE

Rriten me rreth 37% çmimet e zarzavateve, ekspertët shpjegojnë arsyen

INSTAT ka raportuar se çmimet në grupin “zarzavate, përfshi patatet” u rritën me 36.6 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.

Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve në janarin e këtij viti erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar.

Ndryshe nga herët e tjera ku prodhimet bujqësore në vend diktoheshin nga kushtet atmosferike, përmbytjet ose ngricat, këtë vit shkak u bë reduktimi i prodhimit nga fermat.

Ekspertë të bujqësisë në qarkun e Korçës pohuan se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë me e vogël. Prodhimi u reduktua për shkak të humbjeve të mëdha që fermerët pësuan në vitin 2017, ku prej superprodhimit çmimet ranë në kosto, teksa një pjesë e madhe  prodhimeve u kalbën në fushë.

Ndër vite çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më  të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar më kosto shtesë./ Monitor

Të fundit