Flash News

KRYESORE

Rriten pagat për mjekët dhe infermierët, Manastirliu: Ndryshime në korrik

Rriten pagat për mjekët dhe infermierët, Manastirliu: Ndryshime

Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë për të gjithë mjekët dhe infermierët. Sipas Manastirliut, këtë vit pagat do të rriten rreth 18 mijë punonjës shëndetësie, risi që pritet të zyrtarizohet në muajin korrik.

Sipas gazetës “Panorama” ministrja tha se do vihet dorë edhe mbi kushtet e punës për të bërë të mundur përmirësimin e tyre.

“Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare, por sepse ia dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha ministrja.

Me buxhetin e këtij viti, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët është parashikuar të jetë 5%.

Këtë vit Qeveria vendosi të dyfishojë edhe bonusin për mjekët, që do të pranonin të punonin jashtë qendrës së banimit. Shtesa 1 milionë lekë të vjetra në muaj veç pagës, që u prezantua tre vite më parë, nuk i bindi bluzat e bardha për të lidhur kontratë në spitalet rajonale. E zënë ngushtë dhe në kushtet kur kriza për mjekë specialistë në rrethe sa vjen e bëhet më prezente dhe në tjetrën largimet drejt Gjermanisë s’kanë të ndalur, u pa e udhës që të bëhej rritja e bonusit. Rreth 2.5 milionë lekë të vjetra pagë do të kenë në dispozicion ata mjekë, që do të vetëofrohen për të punuar larg zonës së banimit. Por kjo ofertë sërish nuk i ka tunduar mjekët.

Të fundit