Flash News

KRYESORE

Rritet deri në 27 numri i të prekurve nga fruthi, Vaksinohen fëmijët që rrezikohen më shumë

Numri i fëmijëve të prekur nga virusi i fruthit ka shkuar deri në 27.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT, ku deri më tani 80% e rasteve janë fëmijë nën moshën 1 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se është menaxhuar situata për të parandaluar përhapjen më tej të virusit.

“Kemi aplikuar vaksinën MMR te grupet në risk dhe po aplikojmë vaksinimin të përshpejtuar tek fëmijët 9-12 muaj. Në një periudhë të shkurtër janë 2047 të vaksinuar. Të sëmurët nuk paraqesin rrezik për jetën”, thekson ISHP.

Të fundit