Flash News

KRYESORE

Rritet interesi për të mësuar gjuhën gjermane: Pa mik, nuk mund të gjesh punë në Shqipëri

Rritet interesi për të mësuar gjuhën gjermane: Pa mik, nuk

Në një kohë që një grup studentësh vijojnë të jenë të ngujuar në ambientet e fakulteteve, të tjerë të rinj përgatisin dokumentet për t’u larguar drejt Gjermanisë.

Muajit e fundit në Tiranë, janë shtuar ndeshëm qendrat që ofrojnë kurse të gjuhës gjermane dhe konsulentë për procedurat që duhen ndjekur për përfituar një vend pune në shtetin më të zhvilluar ose për punë sezonale. Arsyet kryesore të përmendura nga të rinjtë janë: vështirësia e gjetjes së një vendi pune dhe pagat e ulta në vend.

"Është shumë e vështirë të gjesh punë. Duhet të bësh ndërhyrje shumë të mëdha që të gjesh punë në Shqipëri. Unë kam shumë shokë dhe shoqe, shumë miq që kanë ikur, sidomos këto kohët e fundit njëherë kanë ikur shumë. Për punë sezonale nuk njoh shumë por njoh persona që kanë ikur me kontrata pune dhe tashmë janë në Gjermani. Duke parë situatën këtu në Shqipëri, ka paga shumë më të mira, kushte jetese, janë shumë të kënaqur", tregon një i ri.

Nuk mungojnë as maturantët, të cilët po përgatiten duke mësuar gjuhën e huaj në mënyrë që të largohen më pas për studime. "Në një të ardhme mund të shkoj atje për të studiuar, për të jetuar. Një pjesë e mirë e grupit tim në kurs janë maturantë dhe kanë ndërmend të aplikojnë për Universitete në Gjermani. Dëshirojnë të integrohen, nuk duan të rrinë përgjithmonë këtu", përfundoi një tjetër i ri.

Të fundit