Flash News

KRYESORE

Rritet mbështetja për banorët e 'Unazës së Re', mësuesi i baletit: Nuk i frikësohemi arrestimit nga policia

Rritet mbështetja për banorët e 'Unazës së

Banorët e ‘Unazës së Re’ vijojnë protestën e tyre kundërs shembjes së banesave dhe bizneseve, pa u dëmshpërblyer në masë 100% nga institucionet perkatese.

Protestës së banorëve iu është bashkuar edhe Andi Dahri, mësues baleti ne qytetin e Durresit. Ai u bëri thirrje të gjithëve qytetarëve të tjerë të bashkohen me ta, pasi sipas tij kjo është forma e bashkimit të shqiptarëve për të drejtat dhe interesat e tyre.

“Nëse jeni shqiptar, u bëj thirrje të gjithë “shqipeve” që të ngriheni e të dilni këtu. Prindërit e mi kanë lënë kockat në Greqi. Unë jam çam, por jetoj në Durrës. Kam mbaruar Akademinë e Arteve. Edi Rama nuk më futi në punë. Unë nuk kam lekë që tu jap njerëzve të tij për të hyrë në punë. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Shqipen mos ma bëni në Instagram dhe Facebook po ejani këtu”, theksoi ndër të tjera Dahri.

Dahri shtoi se banon në lagjen numër 1 të Durrësit, paralajmëroi arrestimin e tij për pjesëmarrje në këtë protestë, ndërsa u bëri thirrje të gjitha komuniteteve fetare që të përkrahin banorët.

Të fundit