Flash News

KRYESORE

Rritet në 10 mln lekë pragu i TVSH-së për biznesin e vogël/ Qeveria merr vendimin: Kjo kategori nuk do të paguaj deri në 2029

Rritet në 10 mln lekë pragu i TVSH-së për biznesin e

Ka hyrë në fuqi propozimi i Ministrisë së Financave për të rritur pragun e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 2 milionë lekë në 10 milionë lekë xhiro në vit për biznesin e vogël. Vendimi i marrë ditën e sotme presupozohet t’i krijojë më shumë lehtësira biznesit të vogël gjatë kësaj periudhe pandemie, ndërsa kërkon mospagimin nga kjo kategori të TVSH-së deri në fund të vitit 2029.

Një gjë e tillë ishte paralajmëruar më herët edhe nga ministrja e financave Anila Denaj e cila theksoi se “për 10 vite biznesi i vogël me fitime nën 10 milionë lekë në vit nuk paguan TVSH."

Ky vendim hyn në fuqi prej 1 janarit të 2021 dhe është i vlefshëm për 10 vite.

Megjithatë, kujtojmë se që gjatë diskutimeve të mëhershme, rritja e pragut të TVSH-së është parë me skepticizëm nga përfaqësuesit e biznesit të vogël. Ata pretendojnë se ndryshimet e shpeshta krijojnë paqartësi në pagesat që ata duhet të bëjnë si dhe në planet e tyre të investimit. Ndërsa theksohet se vakumi që do të krijojnë këto të ardhura në arkën e shtetit, do të mbushet me rritjen e taksave vendore.

VENDIMI NGA QEVERIA:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 10/1 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

  1. “Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”.
  2. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 1.1.2021.

Të fundit