Flash News

KRYESORE

Rritet numri i azil-kërkuesve shqiptarë në BE. Lleshaj: Shifrat e autoriteteve gjermane s'janë të sakta

Rritet numri i azil-kërkuesve shqiptarë në BE. Lleshaj: Shifrat e

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kundërshton raportin e DPA-së (Agjensia Gjermane e Lajmeve), që raporton se kriza politike ka ndikuar në rritjen e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE.

"Unë do ta verifikoj edhe burimin unë besoj fort se shqiptarët nuk janë më në krye te listave të emigrimit drejt Evropës. Po bëhen vite që tendenca e shqiptarëve për migrim po bie me një ritëm prej 20 për qind në vit. Nuk besoj, por duhet ta verifikojmë. Shifrat tona nuk e verifikojnë këtë tendencë”, deklaroi Lleshaj për DW.

DPA shkruan se “në muajt e parë të 2019-ës, është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia”.

Të fundit