Flash News

KRYESORE

Rritet numri i pacientëve në dy spitalet Covid, mbi 1600 persona të infektuar në rang vendi

Rritet numri i pacientëve në dy spitalet Covid, mbi 1600 persona

Rritet numri i personave të infektuar që kërkojnë trajtim spitalor.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në të dyja spitalet Covid, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë.

“Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar”, tha Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ana tjetër, paralelisht në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Sot, ministria raportoi edhe për tre viktima të tjera mes tyre edhe një 44-vjeçare nga Tirana pa sëmundje bashkëshoqëruese, veç obezitetit, si dhe 99 raste të reja.

Të fundit