Flash News

KRYESORE

Rritet numri i viktimave në Kosovë, humbin jetën 8 pacientë me COVID

Rritet numri i viktimave në Kosovë, humbin jetën 8 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me COVID-19, 8 pacientë në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 158 persona.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra, nga ku rezultuan 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 6.467 raste, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë.

Të fundit