Flash News

KRYESORE

Rritet numri i viktimave në Shqipëri, mjeku Kalo mesazh shqiptarëve: Italia do t’ju duket lule, por ruani veten

Rritet numri i viktimave në Shqipëri, mjeku Kalo mesazh

Ndërsa zyrtarisht numri i viktimave në vend ka shkuar në katër pasi u prekën nga virusi Covid-19, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo u ka drejtuar shqiptarëve një mesazh.

Sipas mjekut, nëse nuk merren masat e kërkuara “nuk do të jetë e largët dita kur Italia do të na duket lule”, aktulisht shteti më i goditur pas Kinës nga virusi i ri.

“Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!

Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetsore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!” , thuhet në mesazhin e mjekut të QSUT.

https://politiko.al/shkon-ne-4-numri-i-viktimave-me-covid-19-ne-shqiperi-61-vjecari-nga-tirana-peson-vdekje-klinike/

Të fundit