Flash News

KRYESORE

Rritet presioni ndaj qeverisë, Rrjeti i Gazetarisë Etike: Paketa anti-shpifje cënon pesë parime bazë të lirisë së shtypit

Rritet presioni ndaj qeverisë, Rrjeti i Gazetarisë Etike: Paketa

Nga Liridon Cecja

Dy projek-ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave, që në thelb konsistojnë në reduktimin e lirisë se mediave online vijojnë të kundërshtohen nga organizata  të njohura ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i ‘Rrjetit të Gazetarisë Etike’, Ides Debruyne në një prononcim për Politiko.al thekson se ‘ligjet cënojnë pesë parimet bazë të gazetarisë, të cilat janë: Pavarësia e mediave, drejtësia, paanshmëria, humanizmi, llogaridhënia dhe e vërteta’.

Organizata ndodhet me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, teksa pjesë e saj janë rreth 60 shoqata gazetarësh, redaktorësh dhe pronarë mediash nga e gjithë bota.

Edhe Reporterët pa Kufij, Qendra Europiane për Lirinë e Mediave, Federata Europiane e Gazetarëve, PEN International dhe Qendra Europiane e Mediave paralajmëruan kryeministrin Rama dhe Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se nese miratohet do të ketë efekte negative në lirinë e medias dhe mund te cenoje rrugen integruese te vendit.

Draft-ligjet e propozuara nga mazhoranca kanë në fokus vetëm portalet, ndikueshmëria e të cilave është rritur mjaft vitet e fundit. Këtë e tregon edhe fakti se mediat tradicionale nuk janë përfshirë në të.

Të fundit