Flash News

KRYESORE

Rritet sërish numri i personave të infektuar me covid-19 në Shqipëri, mes tyre edhe të prekur për herë të dytë

Rritet sërish numri i personave të infektuar me covid-19 në

Rritet sërish numri i personave të prekur me covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 20 raste të reja, mes tyre edhe një person, personel shëndetësor i riinfektuar pas 3 muajsh.

Ndërkohë, mbrëmë ndërroi jetë një 85 vjeçare nga Tirana e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, duke e cuar në 34 numrin e viktimave në Shqipëri.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë”, sqaron ministria e Shëndetësisë.

Të fundit