Flash News

KRYESORE

Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19 në Shqipëri, 81 pacientë të shtruar në Infektiv; gjysma janë nga Tirana

Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19 në Shqipëri,

Rritet sërish numri i të prekurve nga covid-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me covid-19 në rang vendi.

Ndërkohë në spitalin Infektiv janë të shtruar 81 persona dhe 11 janë në terapi intensive. MSH sqaron se mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç dhe gjysma prej tyre janë nga Tirana.

"Në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës", sqaron Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lexo edhe: Rritja e të shtruarve në Infektiv, Manastirliu publikon skenarët për fluksin: Do hapim spitalin e dytë COVID, kur do të jetë gati Covid 4

Të fundit