Flash News

KRYESORE

Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19, të infektuarit vetëm në Tiranë

Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19, të infektuarit

Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19, por për të dytën herë radhazi rastet janë evidentuar vetëm në Tiranë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 26 raste të reja në Tiranë dhe asnjë rast në zonat e tjera, duke e çuar në 1076 numrin total të të prekurve.

“Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, sqaron MSH.

Të fundit